Ballina Kronika Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkumbin/ Gruaja që u gjet...

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkumbin/ Gruaja që u gjet e mbytur, prej kohësh e strehuar në qendrën e rehabilitimit të shëndetit mendor

51
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit pasditen e djeshme, ku një grua u gjet e pajetë në ujërat e lumit Shkumbin. Viktima, e identifikuar si D. B., rreth 55 vjeçe, rezulton të ketë qenë prej kohësh e strehuar në strehëzën e shëndetit mendor të femrave, strukturë që varet nga Spitali Psikiatrik dhe ndodhet pranë Qendrës Sociale Balashe.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, ndërsa dy orë e gjysmë më pas, rreth orës 17:30, u gjet pa shenja jete në lumin Shkumbin, ku dyshohet se është mbytur.

Autoritetet policore bënë të ditur se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa largimi i saj nga qendra dhe rrjedha e mëvonshme e ngjarjes janë tashmë objekt i një hetimi të plotë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dinamikës së kësaj ngjarjeje tragjike, duke mbledhur prova dhe dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë, ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe kujdesin ndaj personave të strehuar në këto institucione, duke rikthyer në vëmendje nevojën për monitorim më të rreptë dhe mbrojtje më të mirë të personave me probleme të shëndetit mendor.