Ballina Europë E rëndë në Stokholm! Autobusi përplaset me stacionin, raportohet për disa viktima...

E rëndë në Stokholm! Autobusi përplaset me stacionin, raportohet për disa viktima dhe të plagosur

74
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stokholm, ku një autobus u përplas me forcë në një stacion autobusi në lagjen Östermalm, duke shkaktuar panik dhe kaos në orarin e pikut.

Sipas Këshillit të Qarkut të Stokholmit, pesë persona u plagosën, ndërsa dy prej tyre u dërguan me urgjencë në spital. Policia konfirmoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gazeta Ekspressen raportoi se numri i viktimave mund të ketë arritur në tre.

Autoritetet njoftuan se ngjarja po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”, dhe shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

“Është një incident serioz,” deklaroi zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson. Ndërkohë, Oscar Davila, menaxher operacioni për shërbimin e shpëtimit, konfirmoi se disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 15:30, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe prani të shtuar të ekipeve të emergjencës.