Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të dhënies së parave me fajde si dhe për dhunimin e dy personave të tjerë. P. G., 21 vjeç dhe D. S., 23 vjeç, jepnin para me fajde, si dhe kanë kanosur dhe dhunuar dy persona (babë e bir, P. G. dhe D. S.) që t’iu kthenin shumën e parave të dhënë me fajde. Dy të rinjtë rezultojnë me precedentë penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.
“DVP Elbasan
Finalizohet operacioni policor “Threat”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Arrestohen 2 shtetas që dyshohet se jepnin para me fajde. Ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që t’iu kthenin shumën e parave të dhënë me fajde.
Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë. Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, njofton policia







