Ballina Opinion Mysafirët e spikatur të parajsave fiskale edhe triumfi i kapitalizmit

Mysafirët e spikatur të parajsave fiskale edhe triumfi i kapitalizmit

67
0

Nga Irena Beqiraj 

Edhe pse nuk ka një përkufizim të përcaktuar dhe pranuar për një parajsë fiskale, thjeshtësisht mund të përkufizohet me dy fjalë: “arratisje” dhe “gjetkë”.

Friedrich Hayek krahasoi të drejtën vitale të lëvizshmërisë së kapitalit me “mysafirin e huaj”, në historinë e hershme greke. Sipas tij, ai ka të drejtë të gëzojë i qetë pasurinë e vet pavarësisht territorit. Por që kjo lëvizje të ndodhte mënyrë të njëanshme , u pa e udhës që “Mysafirët e Hayek-ut “ të liheshin tërësisht të përjashtuar nga rregullat dhe kontrolli.Kapitalizimi neoliberal e kërkonte këtë dhe qeveritë e bekuan.

Por kuptohet kapitali nuk është për t’u magazinuar, edhe si i tillë nuk fle në parasjat fiskale ai vetëm rregjistrohet në to. Ai sërish lëviz. Parajsat fiskale janë zhvilluar si ndërmjetësit transaksional më të shpejtë dhe që ndërveprojnë mrekullisht me tregjet e rregulluara të kapitaleve. Kapitalet që vijnë prej tyre investohet dhe shtohet duke gjurmuar invesimet më fitimprurëse të cilat mundësohen sërish nga qeveritë, nëpërmjet koncensioneve dhe ligjeve të investimeve strategjike.

Sipas ekonomistit dhe juristit James S. Henry politikanët e korruptuar kanë strehuar në parajsa fiskale një total mahnitës deri në 36 trilionë dollarë.

Përshembull ish ministri i financave Serb z.Mali ishte një ndër mysafirët e parajsave fiskale, emri i të cilit rradhitet në emrat e politikanëve europianë në të dhënat e bëra publike nga Pandora Paper.

Vetëm 49 vjeç, me 27 vjet eksperiencë pune, nga të cilat 20 vjet në sektorin publik, kanë qenë të mjaftueshme ish minisrti serb të bëhet milioner. Ai me anë të dy kompanive të regjistruara në parajsat fiskale ka blerë apartamente përgjatë bregdetit të Bullgarisë në Detin e Zi, me vlerë 6.1 milion dollarë, pasuri të cilat nuk i ka deklaruar, ose të përjashtuara nga rregullat .

Dhe kur themi “rregullat”, taksat janë vetëm një pjesë e tyre, pasi parajsat fiskale ofrojnë një rrugë shpëtimi edhe nga rregulloret financiare, hetimi dhe përgjegjësia penale.

“ Kjo Mbrojtje “ që ofrohet në parajsat fiskale përcakton edhe karakteristikat e mysafirëve të tyre. Ata janë, njerëzit më të “pushtetshëm të kapitalizmit”, të pajisur me fuqinë monetare dhe politike për t’u arratiusur gjetkë dhe për të mos iu bindur ligjeve kombëtare.

Në ato regjistra, padyshim ka mystafirë shqiptarë njerëz “të zotë” të cilet kanë udhëhequr kombin tonë sidomos 12 vitet e fundit , që kanë dhënë konçensione edhe investime strategjike pa garë.

Llogariten rreth 300 miliardë dollarë të ardhura buxhetore të humbura nga arratisja e kapitaleve në parajsat fiskale u përkasin vendeve në zhvillim të cilat detyrohen të lypin çdo vit 150 miliardë dollarë ndihmë të huaj, për të zhvilluar pjesën tjetër “dallkauke” të shoqërisë që nuk ka zotësinë e nevojshme që të përfitojë nga mrekullitë e lirive neoliberale.

Thelbi i neoliberalizimit , meritokracia i cila u ideua si sistemi i mundësive të njëjta dhe triumfit të njerëzve të zotë , është kthyer tanimë në një tirani të meritokracisë. Lloji i spikatur i mystafirëve të parajsave fiskale janë një shembull i pashoq që kapitalizmi triumfon vetëm kur identifikohet me shtetin, derisa bëhet vetë shteti.