Ballina Kronika Nga rekrutimet e ISIS te kërcënimet/ Në kërkim për arsenalin e armëve,...

Nga rekrutimet e ISIS te kërcënimet/ Në kërkim për arsenalin e armëve, kush është pronari i banesës në Nikël. Profili i errët

54
0

Personi që shihni në foto është Ylli Zalla, pronari i banesës në Nikël ku u gjet arsenali i armëve.

48-vjeçari, i shpallur në kërkim nga policia, rezulton person me precedentë penalë për trafik armësh dhe vendosje eksplozivi. Po ashtu ai rezulton i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.

Ndërkohë ka kërcënuar me jetë dhe ish-pronarin e fabrikës së çimentos. Ngjarje e ndodhur gjithashtu përpara disa vitesh. Kujtojmë se në banesën e kontrolluar sot në zonën e Niklës, ku u gjet një arsenal armësh besohet se ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, i cili është përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ylli Zalla janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.