Ballina Kronika Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël, shpallet...

Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël, shpallet në kërkim një person

254
0

Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani, alias Sheqeri, forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë.

Gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali armësh dhe minash. Mes tyre janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

Sakaq, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili tashmë është shpallur në kërkim.