Ballina Bota Trafikuan mbi 360 mln dollarë drogë/ Goditet rrjeti i fuqishëm, arrestohen 7...

Trafikuan mbi 360 mln dollarë drogë/ Goditet rrjeti i fuqishëm, arrestohen 7 shqiptarë (EMRAT)

103
0

Policia e Ekuadorit bëri të ditur se ka shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës nga ky vend drejt Europës dhe Afrikës.

Sipas medieve ekuadoriane, banda ka trafikuar drogë me vlerë mbi 360 milionë dollarë.

11 persona u arrestuan në Ekuador, ndërkohë që 11 të tjerë u arrestuan në Spanjë.

Mes të arrestuarve në Spanjë janë edhe 7 shqiptarë, raportojnë mediat e Ekuadorit.

Grupi kriminal përdorte tre kompani eksporti për të dërguar drogën drejt Spanjës, Belgjikës, Libisë dhe Holandës.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe armë zjarri, telefona dhe dokumente.

Hetimi zgjati 3 vite.

Personat e arrestuar në Spanjë

Marjus Galan (Shqiptar)

Emanuel Rrapushi (Shqiptar)

Ilir Deda (Shqiptar)

Cristian Berishaj (Shqiptar)

Krener Meço (Shqiptar)

Sokol Cali (Shqiptar)

Klajdi Kolgjegja (Shqiptar)

Ricardo Zapata Rodríguez (Spanjoll)

Joaquín Ibor Catalá (Spanjoll)

Samuel Moreno Cuero (Kolumbian)

Cristian Esteve Mena (Domenikan)