Ballina Aktualitet Tragjedia në SHBA/ Çifti shqiptar vdes në aksident rrugor, kërkohet ndihmë për...

Tragjedia në SHBA/ Çifti shqiptar vdes në aksident rrugor, kërkohet ndihmë për të sjellë trupat

71
0

Albi Çela, 30 vjeç dhe e fejuarës Samira Xhaferi, 27 vjeç kanë humbur jetën në një aksident tragjik në SHBA.

Lajmi bëhet me dije nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Me dhimbje të thellë lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë lajmëron ndarjen nga jeta në një aksident tragjik automobilistik në Cleveland Ohio të Albi Çelës (30 vjeç) dhe të fejuarës së tij Samira Xhaferi (27 vjeç).

Albi Çela, një jurist në profesion dhe djalë i mrekullueshëm, me një penë të mprehtë dhe mëndje të kulluar, të cilit zemra i përmallonte për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Samira gjithashtu një vajzë shembullore, studente e doktoraturës në Biologji si dhe asistente në Universitetin Shtetëror të Cleveland.

Për transportimin e trupave në Shqipëri dhe mbulimin e shpenzimeve është hapur një GoFundMe, të cilin mund ta hapni në linkun e mëposhtëm: https://gofund.me/c4ad9ab30

Luten shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë të kontribuojnë për Albi Çelën dhe Samira Xhaferin!

Shpirti iu prehtë në paqe dhe Zoti u dhëntë forcë familjarëve dhe të dashurve të tyre. Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë u qëndron pranë në dhimbjen e tyre”, thuhet në njoftim.