Ballina Kronika Transportonin kokainë në Vlorë, arrestohen 3 persona

Transportonin kokainë në Vlorë, arrestohen 3 persona

67
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple”. Gjatë këtij operacioni është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë tre shtetas që transportonin kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Nga policia është sekuestruar lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.