Tre astronautë kinezë, që kishin mbetur të bllokuar për ditë të tëra në stacionin hapësinor kinez Tiangong për shkak të dëmtimeve në anijen e kthimit, u rikthyen sot në Tokë.
Astronautët u kthyen pa probleme me një anije tjetër, sipas autoriteteve.
Kthimi ishte planifikuar fillimisht më 5 nëntor, pas përfundimit të një misioni gjashtëmujor në stacionin hapësinor kinez.
Ai u shty sepse u zbuluan çarje në anijen e tyre Shenzhou-20, e cila ishte e ankoruar në stacion, si pasojë e përplasjes me mbeturina hapësinore. Një dëmtim i tillë përbën rrezik jetik për ekuipazhin gjatë hyrjes në atmosferën tokësore.
E varur nga një parashutë gjigante me ngjyrat e kuqe dhe të bardhë, kapsula hapësinore që transportonte ekuipazhin e misionit Shenzhou-20 filloi të humbasë lartësi ngadalë, para se të prekte tokën e shkretë të zonës së uljes në Mongolinë e Brendshme (veriu i Kinës), sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni shtetëror kinez CCTV.
Të mbërritur në orën 16:40 sipas orës lokale tre burrat, Chen Dong (46 vjeç), Chen Zhongrui (41 vjeç) dhe Ëang Jie (36 vjeç), janë në gjendje të mirë shëndetësore, siguroi agjencia hapësinore kineze për fluturime me ekuipazh, CMSA.







