Ballina Politika Berisha për deklaratën e Ramës: Të afërmit e tu s’i ke lënë...

Berisha për deklaratën e Ramës: Të afërmit e tu s’i ke lënë pa barna! Mln euro shpenzove për lukse

70
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai u ndal në deklaratat e dhëna sot nga kryeministri Edi Rama, ku tyha se mungesat për të sëmurët me tumore mungonin për shkak të numrit të lartë të pacientëve.

Berisha u shpreh se Rama bën deklarata të tilla, ndërkohë që ka numëruar shpenzimet sipas tij stratosferike të kreut të qeverisë.

“Shqiptarët dhe bota pa se si Ramaduro organizoi më 11 maj farsë më të shëmbtuar elektorale.
Rama sot në mënyrën më të papengueshme deklaronte qindra të sëmurëve me sëmundje të rënda, mijëra familjeve të të tjerëve që nuk janë më, se nuk kishim ilaçe duke qenë se ishin shumë të sëmurë.
7 mln euro në ditën e zgjedhjeve u shpenzuan për Giro D’Italia, ndërtoi Kopshtin e Edenit, bleu makina të blinduara, të shpenzosh 22 mln euro udhëtime në 2 vite, të hapësh 33 mijë euro shishe në zyra…, kalon në makabritet sepse nuk mendon se ka lënë ndonjë të afërmin e tij pa ilaçe”, tha ai.