Ballina Kronika Plagosje në Vlorë, dy autorët goditën me thikë 39-vjeçarin, policia jep detaje

Plagosje në Vlorë, dy autorët goditën me thikë 39-vjeçarin, policia jep detaje

60
0

Një plagosje është regjistruar sot rreth orës 04:30 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një 39-vjeçar është goditur pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme ligjore.