Ballina Aktualitet Tubim kundër projektligjit/ Pano: Shqipëri, 77 tradhtarë ta vunë kokën në hi

Tubim kundër projektligjit/ Pano: Shqipëri, 77 tradhtarë ta vunë kokën në hi

55
0

Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës ka zhvilluar ditën e sotme tubimin në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit për Barazinë Gjinore.

Në protestë janë bashkuar qytetarë të shumtë që kundërshtojnë ligjin.

Aktivistja e koalicionit, Linda Pano në fjalën e saj bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve. Ky ligj tha ajo prek fëmijët nga mosha 4 deri në 18 vjeç.

“Mos mi prek fëmijët. Ky ligj prek fëmijët nga 4 deri në 18 vjeç dhe detyron mësimin e edukimit gjinor në shkollë. 77 tradhtarë Shqipëri ta vunë kokën në hi, president mos u bëj i 78”, tha Pano.