Sot do të jetë një ditë vendimtare, për Kombëtaren e Shqipërisë ku është shprehur synimi për të mbetur në vazon e dytë të shortit. Do të luhen dy ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2026, që ndikojnë drejtpërdrejt në fatin e kuqezinjve pasi të kenë përfunduar.
Fillimisht Hungaria përballet me Irlandnën në orën 15:00. Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja e Irlandës në transfertë. Me Irlandën do të jetë një garë për kuqezinjtë, për të qenë më lart në renditjen e ardhshme të FIFA-s, që pozicion skuadrat.
Më pas Ukraina sfidon Islandën në orën 18:00. Në këtë përballje nuk duhet që Ukraina të fitojë. Në rast se as Islanda apo as Irlanda nuk do të sigurojnë fazën “play off” pas ndeshjeve sot, atëherë Shqipëria përfundimisht do shortohet në vazon e tretë.
Në të kundërt, Shqipëria mund të vazhdojë të ëndërrojë për pjesën e mbetur të kualifikueseve.
Ora 15:00
Hungari – Irlandë
Ora 18:00
Ukrainë – Islandë







