Ballina Politika Gazetari: Prokurori antimafia Gratteri zero pasione për 30 vjet, Dumani në tribun...

Gazetari: Prokurori antimafia Gratteri zero pasione për 30 vjet, Dumani në tribun me subjektet e tij…

98
0

Gazetari Flavion Qarri ka paralelizuar prokurorin e e antimafias italiane, Nicola Gratteri, i cili prej kohës që mori detyrën, nuk ndoqi asnjë prej pasioneve të tij prej 30 vitesh, ndërkohë që kreu i SPAK në Shqipëri, Altin Dumani, ndjek pasionet e tij, duke parë ndeshjen e kombëtares shqiptare kundër Anglisë në stadium.

‘Të njëjtën situatë kanë pasur shumë prokurorë antimafie. Pastaj shoh Dumanin në stadium, në të njëjtën tribunë me subjektet e punës së tij nga politika dhe krimi’, shkruan Qarri në Facebook.

Postimi i plotë:

E quajnë sotto scorta

Në 1989 Nicola Gratteri prokurori anti mafia filloi burgun e hapur të atyre që luftojnë krimin. Jetesa nën escortë 24 orë. Zero plazh prej 30 vitesh zero kinema prej 25. Dy pasione të tij këto. Kudo i shoqëruar, kurdo i privuar. Të njëjtën situatë kanë pasur shumë prokurorë antimafie. Pastaj shoh Dumanin në stadium, në të njëjtën tribunë me subjektet e punës së tij nga politika dhe krimi. Më mjafton kaq të kupton sa seriozisht e kanë…