Ballina Kronika Ish-polici që ndihmoi Ervis Martinaj në arrati, arrestohet për gjobëvënie

Ish-polici që ndihmoi Ervis Martinaj në arrati, arrestohet për gjobëvënie

95
0

Është zbardhur sot nga policia shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz. Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Lami. Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Burime bëjnë me dije se dhe dy kunetërit të cilëve iu vendos tritoli ka dyshime se kanë qënë pjesë e grupit të gjobëvënies.

Në kërkim është shpallur Ervis Lami, i cili gjithashtu është në kërkim për vrasjen e postierit në Kamëz, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti.

Të njëjtat burime shtojnë se ka dyshime se mes tyre mund të ketë patur përplasje, ndaj të arrestuarit i kanë vendosur lëndën shpërthyese në biznesin e tyre si formë gjobëvënie prej 500 mijë eurosh.

Sipas burimeve, autorët dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.

Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.