Ballina Sport Makhachev kampion i dyfishtë i botës

Makhachev kampion i dyfishtë i botës

64
0

Në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut u zhvillua sot eventi UFC-322 në artet marciale mikse, që dhuroi spektakël në kafaz me dy duele për titullin kampion bote në artet marciale mikse.

Rusi Islam Makhachev fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve sfidën ndaj australianit Jack Dalla Maddalena, duke rrëmbyer titullin e peshës “welterweight” (pesha 77kg) dhe duke u bërë kampion i dyfishtë i botës (mban edhe titullin e peshës ssë lehtë (pesha 71kg).

Një duel i dominuar nga rusi, që pati epërsi në të pestë raundet, ndaj dhe gjyqtarët ia dhanë të tri fitoren me të njëjtin rezultat (50-45, 50-45, 50-45). Maddalena u përpoq të rivalizojë, por pa mundur të bëjë diferencën ndaj rusit, që tani mban dy tituj kampionë bote.

Makhachev ishte më i saktë në gjuajtjet e tij, duke e vënë në vështirësi rivalin.

Për rusin ky është suksesi i 28 në karrierë (ka edhe 1 humbje), ndërsa për Maddalena kjo është humbja e tretë në kafaz (ka edhe 18 fitore).

Edhe mbrojtja e rusit ishte e mirë, duke mos lejuar rivalin australian të godasë shpesh. Në raundin e pestë ai realizon edhe një “takedoën”, duke vulosur suksesin, ndërsa australiani nuk arriti dot për asnjë moment të ishte superior në kafaz.