Ballina Kosovë Protesta në Strasburg, Hoxhaj: UÇK tund Strasburgun, UÇK në çdo zemër, në...

Protesta në Strasburg, Hoxhaj: UÇK tund Strasburgun, UÇK në çdo zemër, në çdo zë

72
0

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një video nga protesta madhore e shqiptarëve në Strasburg, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët që prej pesë vitesh mbahen në paraburgim.

Në përshkrimin e videos, Hoxhaj thekson atmosferën e fuqishme që mbretëron në protestë, duke shkruar: “UÇK tund Strasburgun! UÇK në çdo zemër, në çdo zë.”

Pamjet tregojnë energjinë dhe vendosmërinë e protestuesve, ndërsa thirrjet për drejtësi jehonin në qytetin evropian.