Ballina Aktualitet Rritet numri i ‘peshkut luan’ në Gjirin e Vlorës, rrezik për pushuesit...

Rritet numri i ‘peshkut luan’ në Gjirin e Vlorës, rrezik për pushuesit dhe faunën detare

81
0

Prej disa vitesh, në ujërat e Gjirit të Vlorës është vënë re një rritje e ndjeshme e peshkut luan, një specie invazive dhe mjaft e rrezikshme, si për faunën detare, ashtu edhe për pushuesit që frekuentojnë detin.

Peshkatarët e zonës raportojnë se ky peshk po bie gjithnjë e më shpesh në rrjetat e tyre, ndërsa kontakti me të mund të shkaktojë dëmtime serioze për shkak të gjembave helmuese.

Peshkatari nga Radhima, Sherif Dyrmishi, thotë se kjo specie duhet eliminuar menjëherë, ashtu siç veprohet edhe në Greqi e Itali, ku peshkatarët sapo e hasin, e neutralizojnë për të mos rrezikuar ekosistemin dhe sigurinë e njerëzve.

Sipas tij, numri i peshkut luan po rritet nga viti në vit, duke përbërë një kërcënim të dyfishtë: rrezik për jetën e pushuesve, të cilët mund të shpojnë nga gjembat helmuese, dhe dëmtim të rëndë të faunës detare vendase.