Ballina Sport Shqipëria, pengesa e fundit që Anglia të mos vendosë rekordin unik në...

Shqipëria, pengesa e fundit që Anglia të mos vendosë rekordin unik në Europë

60
0

Ndeshjet e fundit në fazën në grupe vendosin Anglinë dhe Spanjën përballë një mundësie unike për të shkruar emrat e tyre në librin e rekordeve në futbollin kontinental sa u përket kualifikueseve të Botërorit.

Duke marrë për bazë grupet kualifikuese me të paktën 6 ndeshje të luajtura, të dy këto skuadra janë ato të cilët mund të bëhen ekipet e para të cilat i mbyllin të gjitha ndeshjet e tyre me fitore dhe pa pësuar asnjë gol.

Anglia deri tani ka fituar të 7 ndeshjet e saj, duke shënuar 20 gola dhe pësuar asnjë të tillë. Pengesa e saj e fundit është Shqipëria, ndaj të cilës nëse fiton duke ruajtur të paprekur portën, vendos këtë rekord unik në futbollin kontinental.

Ironikisht, të martën këtë gjë mund ta bëjë edhe Spanja në ndeshjen ndaj Turqisë. Edhe spanjollët kanë fituar të 5 ndeshjet e tyre, me 19 gola të shënuar e 0 të pësuar.

Mbyllja e grupit vetëm me fitore, pa pësuar asnjë humbje dhe pavarësisht golave të pësuar, nuk është një gjë që ndodh shumë shpesh në kualifikueset e Botërorit në zonën e Europës. Më përpara këtë e kanë bërë edhe RFGJ në kualifikueset e edicionit 1982, Spanja dhe Holanda në kualifikueset e edicionit 2010 dhe Gjermania në ato të edicionit 2018. Kësisoj, Anglia dhe Spanja mund t’i bashkohen gjithësi këtij grupi, ashtu si edhe Norvegjia e cila ka 7 fitore në 7 ndeshje, në të cilat ka pësuar 4 gola.