Ballina Kronika Vrau djalin pas konfliktit banal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin

Vrau djalin pas konfliktit banal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin

67
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Hekuran Gjoni për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 70/c i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.796 të vitit 2025 rezultoi se më 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Gjoni dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Hekuran Gjoni shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë. Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vajza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).

Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit A.Gj. është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.

Nga sa më sipër, personi nën hetim shtetasi H.Gj. janë konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit A.Gj.