Ballina Politika Berisha: Kjo është foltorja e dytë, jo për shpëtimin e opozitës, por...

Berisha: Kjo është foltorja e dytë, jo për shpëtimin e opozitës, por të Shqipërisë

61
0

Kreu i PD-së ka hapur protestën e kësaj të hëne përpara Kryeministrisë, duke qenë i pari nga folësit e planifikuar.

“Në 10 seanca parlamentare, qeveria e përbërë nga individë të lidhur me krimin u votua për 28 minuta, vetëm për të treguar se kanë frikë nga ju. Në 10 seanca u hodh poshtë kërkesa për Komisionin e Zgjedhjeve, të cilat janë faktuar si një farsë elektorale dhe janë konfirmuar edhe nga ndërkombëtarët. U hodh poshtë kërkesa për McGonigalin. U hodh poshtë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, e cila duhej t’u shpjegonte pse të sëmurët mbetën pa ilaçe.

Dy ditë më vonë, Edi Rama, me cinizmin më ekstrem që do t’ia kishte zili çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer ishin shumë dhe se ata nuk kishin para. Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por edhe dhjetë herë më shumë. Paratë ai i përdor për të blerë veturat super luksoze dhe shishe vere 34 mijë euro. Ndaj e mbyll Parlamentin që të mos ia thonë në sy.

Nëse ai do të kishte një eksperiencë personale, ajo do të ishte një detyrim edhe më i madh që të bënte të mundur që të sëmurët e goditur nga ajo sëmundje të kishin të njëjtat ilaçe. Një platformë e tillë transformojë Francën dhe Europën. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën e kthehu atë në forcë sovrane, e kthehu atë në një parti e cila u përballë në rrugën e saj. Po përsëri ajo mblidhet në foltoren e dytë, Kjo është foltorja e dytë e shqiptarëve që ka mision të shpëtoi Shqipërinë jo opozitën. Edvin je i pashpresë. Ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën. I cili në të vërtet është i kalbur nga koka te këmbët. Pritet beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar këtë regjim. Jemi këtu për të dhënë mundësinë e fjalës së lirë.“-tha Berisha.