Ballina Kosovë Clark: Thaçi nuk ishte komandant i UÇK, nuk dha udhëzime për bomabardimet...

Clark: Thaçi nuk ishte komandant i UÇK, nuk dha udhëzime për bomabardimet në Kosovë

58
0

Clark tha se në takim me delegacionin shqiptar në bisedimet e paqes në Rambuje më 1999, e kishte takuar edhe Hashim Thaçin disa herë.

Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur u takova me të herën e tretë, unë kërkova ndihmë, por nuk mora asnjë ndihmë sepse ai nuk ia kishte idenë fare se çfarë po ndodhte”.

Ai tutje tregoi se e kishte pyetur Thaçin t’i shpjegonte se në cilat pika ndodhej ushtria serbe dhe në cilat UÇK-ja, për ta shmangur shënjestrimin e civileve gjatë bombardimeve.

“Unë e pyeta ku janë ata dhe ku jeni ju? Ku duhet të sulmoj unë në terren, cilat janë caqet e mia? Ai nuk më dha asnjë përgjigje”, tha Clark.

Clark foli edhe për përshtypjet e tij të para për Thaçin, duke e cilësuar si person bindës.

“Ai ishte vetëm njëri nga personave atje. Ishte personi më me autoritet, më i riu dhe më bindësi. Pra, ishte personi që ishte i veshur më së miri, i kishte flokët e palosura në mënyrën më të përshtatshme. Më sa kuptova jetonte në Zvicër dhe fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht asokohe, ndërsa unë flisja pak gjermanisht dhe ishte e vështirë të komunikonim”.