Ballina Kronika DURRES/ Tentuan të kontrabandonin mallra, duke i fshehur në automjetet që drejtonin,...

DURRES/ Tentuan të kontrabandonin mallra, duke i fshehur në automjetet që drejtonin, vihet në pranga një 48-vjeçar dhe në hetim një shtetas tjetër

108
0

PKK Port, Durrës/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentuan të kontrabandonin mallra, duke i fshehur në automjetet që drejtonin, vihet në pranga një 48-vjeçar dhe në hetim një shtetas tjetër.

Sekuestrohen pije alkoolike, aparate celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, të gjitha pa fatura blerjeje.

Gjithashtu, sekuestrohen kamioni dhe furgonin, ku këta shtetas fshehën mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës:

-arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.