Ballina Sport E zbulon agjenti: Icardi kishte refuzuar super ofertën nga Arabia saudite

E zbulon agjenti: Icardi kishte refuzuar super ofertën nga Arabia saudite

61
0

Mauro Icardi mund të kishte ndjekur një drejtim krejt tjetër në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi argjentinas kishte mundësinë të fitonte një pasuri të madhe në Arabinë Saudite, por gjatë verës së vitit 2023 zgjodhi rrugën më pak të pritur: të qëndronte në Galatasaray.

Agjenti i tij, George Gardi, ka zbuluar për “Sky” se Icardi refuzoi një ofertë mbi 120 milionë euro neto për tre vite nga Arabia Saudite.

Sipas tij, Icardi mori vendimin sepse e ndjeu fuqishëm mbështetjen e tifozëve dhe dëshirën për të vazhduar projektin me klubin turk.

Megjithëse këtë sezon ka pasur edhe paraqitje si zëvendësues, Icardi po vazhdon të jetë i rëndësishëm në sulmin e Galatasarayit, duke shënuar gjashtë gola në njëmbëdhjetë ndeshje të kampionatit.