Ballina Kuriozitete Katër minj laboratori u kthyen me sukses në Tokë nga stacioni hapësinor...

Katër minj laboratori u kthyen me sukses në Tokë nga stacioni hapësinor kinez

75
0

Katër minj laboratorikë dhe një sërë mostrash të tjera shkencore, të dërguara më herët në stacionin hapësinor kinez për eksperimente biologjike, janë kthyer me sukses në Tokë, raportuan sot mediat kineze duke cituar Akademinë Kineze të Shkencave (CANS).

Sipas Global Times, minjtë u rikthyen të premten me anijen kozmike Shenzhou-21 dhe u dorëzuan menjëherë tek shkencëtarët për analizat pasuese. Mostrat e marra nga qëndrimi në hapësirë janë pjesë e 26 projekteve eksperimentale që synojnë të studiojnë ndikimin e mjedisit hapësinor te organizmat e gjallë.

Studiuesit pritet të analizojnë sjelljen e minjve pas rikthimit në Tokë, si dhe një sërë treguesish fiziologjikë e biokimikë, me qëllim identifikimin e reagimeve të tyre ndaj stresit dhe ndryshimeve adaptive në mikrogravitet. Sipas deklaratës së CANS, këto gjetje do të ndihmojnë në thellimin e të kuptuarit të efekteve të qëndrimit në hapësirë mbi organizmat e gjallë dhe do të shërbejnë si bazë shkencore për kërkime të mëtejshme.