Ballina Aktualitet KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi

109
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Skënderit ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 30 tetor të viti 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Vladimir Skënderi, pasi u konkludua se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Po ashtu, gjetjet për pasurinë dhe profesionalizimin u konsideruan nga Komisioni në vlerësimin tërësor, nga u arrit në përfundimin se subjekti me veprimet e tij, kishte cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Vladimir Skënderi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës ku punoi deri në vitin 2010. Më vonë ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Durrësit.