Teksa opozita proteston para Kryeministrisë, duket se kryeministri Edi Rama ka ‘thyer’ heshtjen, ndërsa ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga takimet që ka mbajtur sot në Holandë.
Me ftesë të homologut të tij holandez, kreu i qeverisë shqiptare ishte sot në një vizitë zyrtare në rezidencën kryeministrore të Dick Schoof në Hagë.
Rama thekson se në tryezën e diskutimeve u trajtuan marrëveshjet e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë,” shkruan Rama.







