Ballina Politika Redi Muçi zbulon pse Lëvizja Bashkë nuk iu bashkua protestës së PD

Redi Muçi zbulon pse Lëvizja Bashkë nuk iu bashkua protestës së PD

77
0

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tregoi në Off the Record se përse nuk iu bashkua protestës së demokratëve në sheshin përpara kryeministrisë.

Teksa u shpreh se mbështet kauzën në parim, Muçi shtoi se ajo përbën problem është besueshmëria e Partisë Demokratike e cila ka dy qëndrime të ndryshme në opozitë dhe në pushtet.

“Ne jemi pro kujtdo që proteston kundër keqqeverisjes. Jemi pro një foltoreje me qytetarët. Por kjo kalimi i ligjeve pa debat, më duket një marrëveshje e heshtur. Jemi pro kësaj kauze në parim. Unë dëgjova të përmendeshin minatorët, minimumi jetik.

Problemi qëndron te besueshmëria e PD. Ajo kur është në opozitë premton qiellin dhe tokën dhe kur ka qenë në pushtet vinte më shumë era squfur se vetë djalli. Duken ndonjëherë më radikalë dhe se ne. Kur vjen koha për të rritur çmimin e biletave të transportit publik bëhen bashkë”, tha Muçi në A2 CNN.