Ballina Aktualitet RTSH/ Moderatorja kryesore e sportit braktis ekranin për Big Brother VIP Kosova

RTSH/ Moderatorja kryesore e sportit braktis ekranin për Big Brother VIP Kosova

123
0

RTSH po përballet sërish me kritika, pasi moderatorja kryesore e emisioneve sportive, Hygerta Sako, ka braktisur papritur programet ku drejtonte për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Sako mungoi mbrëmjen e djeshme në emisionin kryesor sportive dhe mungesa e saj erdhi pasi moderatorja ndodhet tashmë në izolim në një hotel, si pjesë e procedurave për hyrjen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ky veprim ka ngjallur reagime, duke rritur kritikat ndaj RTSH-së, një institucioni që shumë e konsiderojnë të kthyer në një strukturë qesharake, ku moderatorët largohen nga emisionet zyrtare për t’iu bashkuar programeve të showbizit.

Vetëm pak ditë më parë, ajo u vu në qender të kritikave për shkak të drejtimit të emisionit, ku shfaqi doza tallje deri në racizëm sipas kritikëve lidhur me emrin e nje lojtari me ngjyre, ku edhe u  denoncuar nga klubi i Burrelit.

Një situatë që tregon qartë se në çfarë gjëndje profesionalizmi dhe serioziteti ka përfunduar transmetuesi publik.