Ballina Politika Sali Berisha në protestë, i uron shërim të shpejtë Ramës: I pafytyrë,...

Sali Berisha në protestë, i uron shërim të shpejtë Ramës: I pafytyrë, e kalofsh me sukses! Qytetarët i ke lënë pa ilaçe

115
0

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta para kryeministrisë ka nisur me një sërë akuzash ndaj Edi Ramës.

Sali Berisha tha se Edi Rama i lë të sëmurët pa medikamente në spitale ndërsa vetë shpërdoron paratë me blerjen e makinave luksoze, udhëtime me avion privat dhe shishe vere të shtrenjta.

Sali Berisha teksa komentonte deklaratat e Edi Ramës i cili ka thënë se ka eksperiencë të hidhur personale me sëmundjen, kryedemokrati uroi që ky i fundit ta kalojë sa më shpejt, por nuk i ndali akuzat se ka lënë qytetarët pa ilaçe.

“Kënaq sytë e tij me kopështin e Edenit. Paratë i përdor për të blerë vetura luksoze të kushtueshme, shishe vere 34 mijë euro. Paratë i transporton ai me avionin e tij. Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para. Për të sëmurët, mbetet dënimi i asaj sëmundjeje.

I thotë të sëmurëve që ka eksperiencë të hidhur personale. I them këtu, se s’ka pafëtyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Ajo eksperiencë personale që ke ti, uroj që ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi tokë. Ata që ishin të njerkës, qytetarë e qytetare i lë në spital pa ilaçe.

Ke paftyrësi personale, pamëshirësi të plotë. Prandaj e mbyll parlamentin sepse do që këto mos t’i thuhen në sy e të mos i marrin vesh qytetarët.”-tha Berisha.