Teuta ndërhyn në merkato. Klubi durrsak ka afruar sulmuesin estonez Oliver Jurgens. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin estonez Oliver Jurgens.
Sulmuesi 22-vjeçar vjen me një formim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e akademive prestigjioze të AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19. Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje me klubet Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë.
KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën blu!
Forca Teuta!







