Ballina Kuriozitete 10 vendet më të rrezikshme në botë, sugjerohet të mos shkohet në...

10 vendet më të rrezikshme në botë, sugjerohet të mos shkohet në to për t’i vizituar

70
0

Indeksi Global i Paqes 2025 ka publikuar listën e vendeve më të rrezikshme në botë, duke analizuar nivelin e konflikteve, sigurinë e brendshme dhe shkallën e militarizimit. Raporti përshkruan një realitet ndërkombëtar të mbushur me luftëra të hapura, kriza politike dhe përplasje sociale që prekin miliona njerëz në disa kontinente.

Në krye të renditjes qëndron Rusia, e cila vijon të shënojë nivelet më të larta të pasigurisë për shkak të konfliktit të armatosur dhe tensioneve gjeopolitike. Pas saj renditet Ukraina, ende qendër e një lufte që ka shkaktuar shkatërrime masive dhe zhvendosje të gjera të popullsisë.

Sudani zë vendin e tretë, i përfshirë në një krizë të thellë humanitare dhe një luftë të brendshme që ka destabilizuar gjithë rajonin. Pas tij vjen Republika Demokratike e Kongos, një shtet i goditur prej vitesh nga grupe të armatosura dhe konflikte të zgjatura.

Lista vijon me Jemenin, Afganistanin dhe Sirinë, vende aziatike të prekura nga luftërat civile dhe ndërhyrjet e gjata ushtarake. Në vendin e tetë renditet Sudani i Jugut, ndërsa më pas vjen Izraeli, i cili përjeton tensione të vazhdueshme dhe situata të rënda sigurie. Vendi i dhjetë i përket Malit, një shtet afrikan që përballet me kryengritje, terrorizëm dhe mungesë stabiliteti politik.