Ballina Politika Berisha i vetëm para Kryeministrisë/ Korreshi reagon ashpër: Njerëzit janë lodhur, kjo...

Berisha i vetëm para Kryeministrisë/ Korreshi reagon ashpër: Njerëzit janë lodhur, kjo nuk është rruga e duhur

75
0

Kreu i PD Sali Berisha nisi dje para Kryeministrisë ‘Foltoren 2’, ku u braktis nga militantët e Partisë Demokratike, pasi pjesëmarrja në protestë ishte e vogël.

Lidhur me këtë deputeti i PD Saimir Korreshi, në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Intervieë’, tha se protesta nuk ishte kombëtare. Korreshi theksoi se janë vet qytetarët ata që duhet të ngrihen në protesta për problemet e tyre.

‘Unë do gjykoj që koha është e mirë për të protestuar dhe të themi ato për të cilat duhet që të themi. Nuk është opozita e vetmja rrugë për të cilët njerëzit duhet që të ngrihen për hallet dhe për problemet e veta. Është një tallje që bëhet duke nisur nga pensionet dhe me bonusin, është një rritje e vogël. Së pari kjo protestë nuk ka qenë kombëtare’, tha ai.

Korreshi tha se greva e urisë nuk është zgjidhje, pasi është kjo është provuar më parë nga të dyja partitë e mëdha.

‘Ka ardhur koha që disa njerëz që vijnë në protesta janë të mendimit të linjës së ashpër po ka edhe nga at që thonë duhet një zgjedhje tjetër në diskurin ne duhet që të ecim me hapim e kohës, duhet që të hapemi për të thirrur pjesën gri. Ka pasur opsione që të hyjmë në grevë urie, nuk besoj se kjo qeveri ikën duke bërë këtë. E kemi parë dhe PS dhe PD kanë bërë greva dhe s’kanë ditur si të dalin unë jam për ngujim’, tha ai.

Për Korreshin, Partia Demokratike duhet që të riformatohet.

‘PD edhe nga lodhja që mund të kenë njerëzit, e gjithë partia duhet që të kalojë në zgjedhje. PD duhet që të kalojë në zgjedhje ka shumë degë ku shumë kryetar janë të komanduar pasi pati disa dorëheqje’, tha ai.