Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale nga dhuna në familje,...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale nga dhuna në familje, kanosja, aksidenti dhe drejtim automjeti gjendje dehur

78
0

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi N. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-O. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur babanë e tij;
-E. V., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 38-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi iu gjet me vete 1 dorezë hekuri, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 54-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, nuk ka përmbushur detyrimet si shofer në një subjekt, si dhe se ka përfituar përvetësuar padrejtësisht, shuma parash të marra për llogari të subjektit. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit.

Në Stacionin e Policisë Manzë, ka kallëzuar shtetasi L. D., 40 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, me foshnjën e saj. Punohet për gjetjen e tyre, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.