Ballina Sport Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes njeh zyrtarisht rekordet e Enkileda Carjes në Europianin...

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes njeh zyrtarisht rekordet e Enkileda Carjes në Europianin e Durrësit

62
0

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) ka njohur zyrtarisht rekordet e reja botërore të vendosura nga Enkileda Carja në Kampionatin Europian të peshëngritjes që u mbajt në muajin tetor në Durrës.

Peshëngritësja Enkileda Carja theu 6 rekorde europiane dhe 3 botërore në Kampionatin Europian, në kategorinë -63kg, të cilat njihen zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare, me 98kg në shkëputje dhe 216kg në dygarësh, bëri të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Enkileda Carja shkëlqeu edhe në në Lojërat e Solidaritetit Islamik të mbajtura në Riad të Mbretësisë së Arabisë Saudite, duke shënuar një tjetër arritje historike për peshëngritjen shqiptare, duke marrë 2 medalje argjendi dhe duke thyer 2 rekorde botërore për të rejat.

Enkileda Carja, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi, dominoi pedanën në “Boulevard SEF Arena”, me 97kg në shkëputje, 116kg në shtytje dhe 213kg në dygarësh.