Ballina Kronika “Jeton Lami sërish në pranga për gjobvënie”, Hoxha zbulon detajet: Çfarë më...

“Jeton Lami sërish në pranga për gjobvënie”, Hoxha zbulon detajet: Çfarë më tha babai i Ervis Martinajt për rolin e tij

114
0

Jeton Lami, efektivi i policisë që ishte personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn, ra sësish në prangat e policisë të dielën, pas vendosjes së një sasie tritoli në një biznes në zonën e Kamzës. Lami, së bashku me disa të afërm të tij, dyshohen për gjobvënie ndaj pronarëve të restorantit, ku mëngjesin e të shtunës shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli. Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Jeton Lami ishte personi i fundit që është parë në shoqërinë e Martinajt para zhdukjes, dhe zbuloi dhe qëndrimin që ka pasur familja e ish-bosit të lojërave të fatit, në raport me efektivin e policisë. Hoxha deklaroi në Euronews, se ka qenë tek familja e Ervis Martinaj në Fushkuqe, 10 ditë pasi ky i fundit ishte zhdukur.

Ai theksoi se ka biseduar me familjarët e tij, kryesisht me babain, pasi e ka njohur edhe më parë dhe kanë biseduar edhe për Jeton Lamin.

“Mbaj mend që babi i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, tha që “ne dëshirojmë që ai të dali shpejt”, patjetër tha që ai ka informacion dhe ne nuk kemi mundësi se si ta kontaktojmë, dhe tha që “nuk besoj se ai do bashkëpunoj me policinë” dhe në fakt kishin të drejtë në dyshime e tyre se fakti që ai doli shpejt i dha të drejtë dyshimit që ai kishte”, u shpreh Hoxha, ndërsa tha detaje dhe për personin tjetër të përfshirë në këtë ngjarje, shtetasin E.Lame, i cili njihet dhe me nofkën ‘kamzaliu’.

“Kushëririn e tij e kemi njohur në histori si pjestar të grupit Admir Tafilit, njeriu që e ndihmoi në arratisjen nga burgu i Drenovës, njeriu që hodhi granatën në qendër të qytetit, në mënyrë që Admir Tafili dhe 13 persona të tjerë të realizoni arratisjen më të bujshme. Në këtë kohë ai ka qenë vetëm 18-vjeç. Pas ngjarjes së Ervis Martinaj ai ka dalë në skenë fuqishëm, sepse është njeriu që është akuzuar që është përfshirë në ngjarjen e Ervis Martinaj”, u shpreh Hoxha, ndërsa zbuloi se E.Lame ka qëndruar për shumë kohë në Dubai, dhe vetëm së fundi është kthyer në Shqipëri.

Çfarë ndodhi në Kamëz

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kamëz, në ambjentet e jashtme të një restoranti “Perla e Detit”, në bulevardin “Nënë Tereza”. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar 4 autorët, ku 3 prej tyre janë arrestuar Jeton Lami 31-vjeç, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Florin Domi 30-vjeç dhe Flogert Mezhika 34-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. Lami 31-vjeç.

Dyshohet se këta persona kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina. Restoranti “Perla e Detit”, është në pronësi të dy kunetërve, Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk kanë asnjë shpjegim për motivin e mundshëm të ngjarjes.