Ballina Sport Kosovës i duhet një mrekulli! Të gjitha ndeshjet në të njëjtin orar,...

Kosovës i duhet një mrekulli! Të gjitha ndeshjet në të njëjtin orar, 20 përfaqësuese do të zbresin në fushë

60
0

Sot në orën 20:45 do të luhen plot 10 përballje, për të mbyllur përfundimisht llogaritë në disa prej grupeve të mbetura.

Kosova do të jetë në fushë përballë Zvicrës, ndërsa në “Fadil Vokrri” do të duhej një mrekulli për kualifikimin direkt. Fitorja ndaj Zvicrës duhet të vijë me më tepër se pesë gola diferencë, duke e bërë një skenar thuajse të pamundur.

Ndeshje interesante për të vendosur vazon e dytë ku Shqipëria shfaq interes, janë Austri – Bosnjë, Skoci – Danimarkë dhe Uells – Maqedoni e Veriut.

Ora 20:45

Austri – Bosnjë Hercegovinë

Bjellorusi – Greqi

Belgjikë – Lihtenshtejn

Bullgari – Gjeorgji

Kosovë – Zvicrës

Rumani – San Marino

Skoci – Danimarkë

Spanjë – Turqi

Suedi – Slloveni

Uells – Maqedoni e Veriut