Ballina Opinion Për çfarë duhet të pyesë njeriu veten e tij

Për çfarë duhet të pyesë njeriu veten e tij

58
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Kosovë janë disa injorantë që duan ti ngrenë dhe ta shënjtërojnë injorancën e vet, dhe ku e gjejnë ata sharlatanë të drejtën që të merren me lirinë dhe me besimin fetar të tjetrit.

Kush janë këta fanatikë që mitizojnë deri dhe legjendat mesjetare historike me përralla injorantësh.

Sot askush nuk mund ti imponojë të tjerëve vullnetin e vet , nuk mundet që askush të mashtrojë e imponojë vullnetin e vet  dhe nuk mundet të triumfojë parazitizmi ideologjik dhe as arroganca e  injorancës.

Njeriu duhet të pyesë veten e tij  se a e peshon mirë atë që mendon dhe që thotë me fjalët tij, a e peshon mirë të drejtën dhe gjuhën e debatit e komunikimit, duhet ta pyesë veten njeriu se  e respekton lirinë dhe personalitetin e tjetrit, a është ai i kënaqur me të vërtetën, se a është dakord me Ligjet e Zotit, a mos e ka humbur shpresën sepse të humbasësh shpresën bën mëkat ndaj Zotit.

Njeriu duhet të pyesë veten se ai a e respekton patriotizmin, sakrificën e paraardhësve dhe zakonet e traditet e mira dhe të vyera për lumturinë dhe a po përmirësohet si fisnik dhe me virtyte të larta dhe me edukatë humaniste.

Gjëja më veshtirë për njeriun është njohja e vetëvetes, dhe njeriu jomoral është produkt i ligësisë, injorancës dhe i mungesës së vullnetit të mirë. Gjëja më e lartë te njeriu është besimi, adhurimi dhe falenderimi i Krijuesit të Plotfuqishëm.Njeriu humbet shumë nga vetja e tij nëse largohet nga e vërteta, humbet shumë  nëse e zhbën veten e ij dhe largohet nga drejtësia.