Ballina Politika Shehaj ironizon PD-në: Flet për diktaturë dhe ulet me Ramën për Reformën...

Shehaj ironizon PD-në: Flet për diktaturë dhe ulet me Ramën për Reformën Zgjedhore. Duan të kapin drejtësinë!

73
0

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi videon e Edi Ramës në Romë duke bërtitur dhe duke thënë se po bënte presion për të nisur me urgjencë komisionin për reformën zgjedhore.

Prova, sipas Shehajt, ishte ngritja e shpejtë ditën e sotme e komisionit për reformën zgjedhore.

Shehaj deklaroi ky komision nuk po ngrihet për të përmirësuar sistemin zgjedhor, por për të krijuar një pretekst për ndryshime kushtetuese, me qëllim kapjen e drejtësisë.

Kreu i Mundësia thekson edhe paradoksin e sjelljes së Partisë Demokratike, e cila nga njëra anë e quan situatën si diktaturë që nuk bëhen zgjedhje, ndërsa nga ana tjetër diskuton për Senatin dhe ulet në tryezë me Ramën.

“Edi Rama donte me çdo kusht që të mblidhej sa më shpejt komisioni për reformën zgjedhore. Dhe në fakt sot u mblodh komisioni.

Po pse Edi Rama e ka kaq me ngut këtë reformën për sistemin zgjedhor? Kur në fakt zgjedhjet janë bërë para 6 muajsh dhe sistemi zgjedhor është perfekt për atë në fakt?

Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama do një pretekst për të futur duart mbi Kushtetutën. Do që nëpërmjet pretekstit të ndryshimit të sistemit zgjedhor të ndryshojë Kushtetutën për të kapur drejtësinë.

Dhe kjo është arsyeja pse ne dëgjojmë nga një anë opozitën dhe Partinë Demokratike që bërtet duke thënë: “Kjo është një diktaturë, nuk ka zgjedhje” e kështu me radhë dhe nga ana tjetër flet për Senatin dhe ulet në tryezë me Edi Ramën” – u shpreh Shehaj.