Ballina Aktualitet Sulm apo problem teknik? Bllokohen portalet shqiptare! Reagon “Cloudflare”: Në të gjithë...

Sulm apo problem teknik? Bllokohen portalet shqiptare! Reagon “Cloudflare”: Në të gjithë botën…

59
0

Mijëra faqe të internetit ndaluan së funksiouar sot, pas problemeve teknike me Cloudflare.

Përdoruesit që përpiqeshin të hapnin platforma si X, dikur i njohur si Twitter, dhe faqen e recensioneve të filmave Letterboxd, hasën mesazhe errori, që tregonin se problemet me Cloudflare po pengonin ngarkimin e faqeve, raporton News.Az duke cituar The Independent.

Ky problem preku edhe qindra faqe shqiptare.

Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit, furnizon teknologji kyçe që fuqizojnë shumë shërbime online, përfshirë mjetet që mbrojnë faqet nga sulmet kibernetike dhe sigurojnë funksionimin e tyre edhe gjatë periudhave me trafik të lartë.

Në një deklaratë, kompania tha: “Cloudflare është në dijeni dhe po heton një çështje që potencialisht ndikon tek disa klientë. Detaje të tjera do të ofrohen sapo të bëhet e disponueshme më shumë informacion.”