Ballina Sport Tifozët kroatë trazojnë Ballkanin në Mal të Zi, i çojnë mesazhe serbëve

Tifozët kroatë trazojnë Ballkanin në Mal të Zi, i çojnë mesazhe serbëve

66
0

Kombëtarja kroate e futbollit festoi mbrëmë një fitore dramatike në Podgoricë, ku pas një përmbysjeje të madhe mposhti Malin e Zi me rezultat 3:2.

Edhe pse në fushë mbizotëronte ‘Fair-Play’, në tribuna tifozët kroatë u përkujdesën për disa mesazhe të fuqishme ndaj serbëve.

Rreth 550 tifozë kroatë të pranishëm në stadium u vunë në qendër të vëmendjes për një pankartë të shfaqur gjatë ndeshjes, në të cilën shkruhej:

“Nga Dubrovniku dëgjohen thirrjet: ‘na e thi*** k***, çetnikë, nuk ka falje”, shkruhej në banderolën e tifozëve kroat.

Përveç pankartës, ndeshja u shoqërua edhe me thirrje të ndryshme në tribuna nga tifozët kroatë.

Në fillim të takimit, nga sektori i tifozëve kroatë u dëgjuan brohoritje nacionaliste

“Për atdheun gati”, por edhe “Vritni serbët” ndaj të cilave tifozët malazezë reaguan me fishkëllima.

Më pas, shkëmbimi i thirrjeve fyese mes dy palëve u intensifikua, duke nxitur tension të ndërsjellë dhe duke rikujtuar plagë historike të rajonit.

Pavarësisht fitores së rëndësishme sportive, incidentet e mbrëmshme u cilësuan gjerësisht si një hap prapa në promovimin e frymës së fair-play dhe respektit mes tifozëve.

Autoritetet pritet të shqyrtojnë më tej situatën dhe masat e mundshme disiplinore.