Ballina Politika 21 Janari/ Berisha: SPAK, një repart i PS kundër opozitës! S’guxojnë ta...

21 Janari/ Berisha: SPAK, një repart i PS kundër opozitës! S’guxojnë ta gozhdojnë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm

68
0

Një repart të PS kundër opozitës, e ka cilësuar kryedemokrati Sali Berisha, Prokurorisë e Posaçme, gjatë komunikimit me gazetarët pas dëshmisë në SPAK.

Sipas Berishës, hetuesit e SPAK nuk kanë guximin të hetojnë Edi Ramën, lidhur me protestën më të dhunshme në histori, siç e cilëson kryedemokrati 21 janarin.

‘Ta pret mendja ty që guxon SPAK-un të gozhdojë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm në histori? Kush mund të flasë kundër meje përveç Edi Ramës?’, u shpreh Berisha.

SPAK-u është një repart i PS kundër opozitës.

Ta pret mendja ty që guxon SPAK-un të gozhdojë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm në histori?

Jo mo…

Në fakt për vrasjet duhet të ketë hetime. Thashë edhe njëherë.

Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme.

Dhe ata që organizojnë këto ose ata që shkelin ligjet, bëhen përgjegjës…

Kush mund të flasë kundër meje përveç Edi Ramës?