Ballina Aktualitet Deklarim i pamjaftueshëm dhe përpjekje për të fshehur pasurinë! KPA shkarkon prokurorin...

Deklarim i pamjaftueshëm dhe përpjekje për të fshehur pasurinë! KPA shkarkon prokurorin Bardhyl Shehu

65
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës, Bardhyl Shehu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shehu u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe përpjekje për ta fshehur atë, çka sipas KPK-së përbën shkelje të rëndë në procesin e vetingut.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu”, thuhet në njoftimin e KPA-së.