Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale dhuna në familje, ndertim...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra penale dhuna në familje, ndertim paligjshem, rrahje

78
0

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan shtetasin O. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. Z., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin që administronte, më datë 16.11.2025, humbi jetën, pasi ra nga lartësia e një banese në ndërtim, shtetasi F. M.. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 57-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Sh., 45 vjeç dhe L. D., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Nj. K., banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, u konstatua se kishte vjedhur energji elektrike.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin gjerman H. S., 57 vjeç, administrator i një shoqërie në Gjermani, pasi kallëzoi një shtetas shqiptar se më datë 06.03.2025, ka transferuar në llogarinë e shoqërisë, një shumë eurosh, për blerjen e një automjeti, të cilin nuk e ka marrë.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., banues në Durrës, pasi u kap duke lëvizur me një mjet prerës (sëpatë), në dorë;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për një 13-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur me një mjet prerës (thikë), me vete. Mjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin H. A., 59 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, vëllanë e tij. Punohet për kapjen e 59-vjeçarit.

•Në lidhje me kallëzimin e bërë nga shtetasi L. D., më datë 17.11.2025, për largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur, bashkë me foshnjën e saj, bëjmë me dije se shtetasi L. D. ka njoftuar sot, Policinë, se vajza është kthyer në banesë, së bashku me foshnjën, dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.