Ballina Politika E pandehur për korrupsion, Balluku flet në Kuvend, grupi PD refuzon ta...

E pandehur për korrupsion, Balluku flet në Kuvend, grupi PD refuzon ta dëgjojë: Rrimë në sallë po na tregoi si vodhi

58
0

Grupi Parlamentar i PD-së refuzon të dëgjojë në seancë Belinda Ballukun, zv/kryeministren e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferën korruptive 190 mln euro të tunelit të Llogarasë.

”Të na tregojë si vodhi dhe po vijmë’ tha  Balliu ndërsa deputetët e PD-së u larguan nga salla.

E privilegjuar nga SPAK, pa asnjë masë sigurie, për shkak të mbrojtjes që i ka dhënë Rama, Balluku ndodhet në të njëjtën detyrë dhe zyrë për të cilën akuzohet se ka kryer korrupsion, një privilegj ekskluziv që u ofrohet miqve të afërt të Ramës.

Gjatë seancës së sotme ku Kryeministri Edi Rama prezantoi projektbuxhetin 2026, mbrojti zëvendësen e tij, e pandehur. Marrjen e saj si të pandehur disa javë më parë, Rama e priti fillimisht me heshtje dhe më pas me sjelljen sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Balluku akuzohet se kontrolloi çdo hap të projektit rreth 190 milionë euro dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit për tunelin e Llogarasë — një nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës në pesë vitet e fundit.

Opozita e akuzon se anulimi dhe më pas rihapja e tenderit me urdhër të Ballukut i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 50 milionë euro, ndërsa sulmon qeverinë se paratë e aferave korruptive të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarasë mund të ishin përdorur për rritjen e pensioneve.