Një “episod” i frikshëm është regjistruar në Bari të Italisë ku një makinë ka rënë në det në portin e qytetit, teksa po ngjitej në tragetin me destinacion Shqipërinë.
Në mjet ndodhej vetëm një burrë shqiptar, i cili arriti të ngjitej sipër makinës para se të fundosej, pasi theu xhamin e përparmë të makinës.
Ai u shpëtua nga Roja bregdetare. Dhe më pas zjarrëfiikësit ndërhynë për të nxjerrë makinën nga uji.







