Ballina Bota Nuk i besojnë qeverisë së Al-Sarah, Netanyahu viziton trupat izraelite në Siri

Nuk i besojnë qeverisë së Al-Sarah, Netanyahu viziton trupat izraelite në Siri

60
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot trupat izraelite të vendosura përtej vijës kufizuese në Siri, në zonën e çmilitarizuar të Lartësive të Golanit, njoftoi zyra e tij.

Netanyahu shoqërohej nga një grup i lartë zyrtarësh: ministri i Mbrojtjes Israel Katz, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar, shefi i shtabit të përgjithshëm Herzi Halevi, kreu i Shin Bet Ronen Bar dhe disa drejtues të tjerë.

Vizita u zhvillua pikërisht në zonën tampon që ndan Golanin e pushtuar dhe të aneksuar nga Izraeli me pjesën tjetër të Sirisë, një zonë që supozohej të mbetej e çmilitarizuar dhe patrullohej nga OKB-ja.

Që pas rrëzimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024, Izraeli ka futur trupa në këtë zonë, duke deklaruar se nuk ka asnjë besim te njeriu i ri i fortë i Damaskut, ish-udhëheqësi xhihadist Ahmad al-Shara.

Gjatë vizitës, Netanyahu inspektoi një postbllok ushtarak, mbajti një mbledhje sigurie me komandantët dhe u përgjigj në pyetjet e ushtarëve.

Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi al-Shara u prit në Uashington nga presidenti Donald Trump, i cili shpreson ta bindë Sirinë të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit. Megjithatë, kreu i ri sirian deklaroi hapur se okupimi izraelit i Golanit mbetet pengesa kryesore dhe se “nuk ka nxitim” për normalizim, por la të hapur derën për ndërmjetësimin amerikan.

Tensionet mes Izraelit dhe regjimit të ri të Damaskut duken larg zgjidhjes.