Ballina Rajoni Pamje si në filma, grabitja në Bosnje përfundon me një të vrarë...

Pamje si në filma, grabitja në Bosnje përfundon me një të vrarë nga policia

70
0

Një grabitje me armë zjarri pranë një dyqani bizhuterish ka ndodhur sot në mëngjes në qendrën e Kalesijës.

Si pasojë njëri nga grabitësit u vra, ndërsa, trupi u gjet pasi e hodhën nga automjeti.

Të shtënat ndodhën pranë dyqanit të argjendarisë “Baruçiq”, i cili ndodhet në rrugën ‘Patriotske Liga’.

Sipas Crne-Chronika, incidenti ndodhi gjatë një tentative grabitjeje, më pas edhe një shkëmbim zjarri midis grabitësve dhe oficerëve të policisë.

Si pasojë e këtyre të shtënave rruga në qendër të qytetit është bllokuar plotësisht, dhe një numër i madh i oficëreve të policisë janë në vendin e ngjarjes, duke siguruar zonën dhe duke kryer një hetim në vendngjarje.