Ballina Kronika Tritol biznesit në Kamëz/ Lirohet ish-polici Jeton Lami, jepet masa për dy...

Tritol biznesit në Kamëz/ Lirohet ish-polici Jeton Lami, jepet masa për dy të akuzuarit e tjerë

62
0

Ish-oficeri i Forcave Operacionale, Jeton Lami, është liruar nga burgu, ndërsa ndaj tij është caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Jeton Lami akuzohet se ishte ai që shoqëroi me makinë para zhdukjen Ervis Marinajn, mbreti i lojërave të fatit, i cili rezulton pa gjurmë.

Përveç Lamit, që u arrestua për gjobëvënie ndaj një biznesi në Kamëz, ndaj Florin Domit, i akuzuar si i përfshirë në ngjarje, gjykata ka vendosur masën ‘garanci pasurore’, por ende nuk e ka paguar.

Sakaq, Flogert Mëzhika u la në ‘arrest në burg’. Kujtojmë se këta persona akuzohen se i kanë vendosur një gjobë prej 500 mijë eurosh pronarit të restorantit ‘Perla e Detit’, ndërsa më pas i vunë tritol.